Makineritë që ne përdorim janë të një teknologjie të lartë dhe me përdorim special për riciklimin e mbetjeve elektronike. Ndër objektivat kryesore të ketyre makinerive janë:
- të parandalojnë mbetjet nga pajisjet elektrike dhe elektronike;
- të nxisin ripërdorimin, riciklimin dhe forma të tjera rikuperimi të mbetjeve nga pajisjet
elektrike dhe elektronike, me qëllim që të pakësojë asgjësimin e tyre;
- të përmirësojne performancën mjedisore të të gjithë operatorëve, si: të prodhuesve, të shpërndarësve dhe konsumatorëve të përfshirë në ciklin e jetës së pajisjeve elektrike dhe elektronike dhe, në veçanti, të operatorëve që janë të përfshirë drejtpërdrejt në trajtimin e mbetjeve nga pajisjet elektrike dhe elektronike.
Nëpërmjet këtyre makinerive ne kemi arritur të kemi një marrëdhënie të mirë me mjedisin rrethues. Riciklimi i mbetjeve elektronike dhe elektrike siguron një mjedis shumë më të pastër dhe afrimin drejt një bote pa mbetje urbane.